PRIZRENI KRYEQYTET

View previous topic View next topic Go down

PRIZRENI KRYEQYTET

Post  Administratori on Sat Jan 12, 2008 1:18 pm

PRIZRENI KRYEQYTET
Mendohen iniciativa pėr zhvendosjen e kryeqytetit tė Kosovės

Politikanė dhe biznesmenė tė njohur janė duke e shqyrtuar mundėsinė qė tė krijohet njė lėvizje pėr zhvendosjen e kryeqytetit. Lutfi Haziri, kryetar i Asociacionit tė Komunave tė Kosovės, ka bėrė tė ditur se ekziston njė tendencė qė kryeqyteti i Kosovės tė bartet nė Prizren, pėr shkak tė tėrė asaj qė ka ngjarė me Prishtinėn, pas pėrfundimit tė luftės.
Jo veē pėr lumin, por edhe pėr rėndėsinė historike, trashėgiminė kulturore, pozitėn gjeografike, klimėn, dhe, mbi tė gjitha, pėr ta rikthyer historinė, personalitete tė ndryshme kosovare janė pajtuar qė kryeqyteti i Kosovės tė jetėPrizreni.
"Prizreni ka qenė kryeqytet. Pse jo, mund tė pėrsėritet historia" kanė komentuar qytetarėt prizrenas, javėn e kaluar, idenė e fundit pėr mundėsinė e zhvendosjes sė kryeqytetit tė Kosovės

Liderėt politikė kosovarė ka gjasė qė Prizrenin tė mos e vizitojnė mė vetėm gjatė fushatave elektorale, por ta pėrjetojnė mė shpesh gurgullimėn e lumit, ujin e Shatėrvanit, bukurine e Kalasė, rrugėt me kalldrėm, trokėllimėn e nallaneve prej druri, ngjyren ēivit tė tij, tavėn, pitalkat e Ramazanit apo djathin e Sharrit Jo veē pėr lumin, por edhe pėr rėndėsinė historike, trashėgiminė kulturore, pozitėn gjeografike, klimėn, dhe, mbi tė gjitha, pėr ta rikthyer historinė, personalitete tė ndryshme kosovare janė pajtuar qė kryeqyteti i Kosovės tė jetė Prizreni, ndėrkohė qė politikanė dhe biznesmenė tė njohur jane duke e shqyrtuar mundėsinė qė tė krijohet njė lėvizje pėr zhvendosjen e kryeqytetit.
Lutfi Haziri, kryetar i Asociacionit tė Komunave tė Kosovės, ka bėrė tė ditur se ekziston njė tendencė qė kryeqyteti i Kosoves tė bartet nė Prizren, pėr shkak tė tėrė asaj qė ka ngjarė me Prishtinėn, pas pėrfundimit tė luftės.
"Ėshtė njė tendencė qė tė krijohet njė lėvizje pėr zhvendosjen e kryeqytetit. Ideja ėshte qė tė iket kah Prizreni, si qendėr historike, si qendėr kulturore. si njė vend qė mund t'i ofrojė njė kryeqyteti diēka mė shumė se Prishtina. Nėse vazhdohet me trendet qė aktuaiisht po shkon Prishtina, lėvizja do tė ndodhė", ka paralajmėruar Lutfi Haziri. Duke thenė se "pėr kėtė ka kohe", ai nuk ka dashur tė deklarohet nėse ėshtė apo jo pėrkrahės i kėsaj nisme. "Prizreni ka qenė kryeqytet Pse jo, mund tė pėrsėritet historia", kanė komentuar qytetarėt prizrenas, javėn e kaluar, idenė pėr mundėsinė e zhvendosjes sė kryeqytetit tė Kosovės.
Pas themelimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, mė 10 qershor 1878, Prizreni ėshtė shpallur kryeqytet i tė gjitha trojeve shqiptare, ndėrsa pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėr pesė vjet ka qenė kryeqytet i Kosovės, derisa autoriteteve serbe u ka shkrepur nė kokė afėrsia me kufirin e Shqipėrisė.
Njė vendim politik i vitit 1949 i kishte marrė Prizrenit epitetin e "kryeqytetit", kur prizrenasi me kombėsi serbe Predrag Ajkiq, njė nder njerėzit mė me ndikim nė vend, i cili i takonte Partisė Komuniste, i ėshtė kujtuar puna e kufirit dhe kishte vendosur qė kryeqyteti i Kosovės tė bartej nė Prishtinė. Muhamed Shukriu, 77 vjeē, ish-drejtor i Entit pėr Mbrojtjen e Pėrmendoreve Kulturore tė Komunės sė Prizrenit, thotė se bartja e kryeqytetit nga Prizreni nė Prishtinė ishte vendim politik. "Vendim i pastėr politik. Tė hiqej nga kufiri. Ēfarė thoshte Predrag Ajkiq ashtu bėhej. Atij i ecte fjala, sepse ishte njeri me influencė". Gjashtėdhjetė vjet mė pas ai do tė ndjehej i lumtur po ta pėrjetonte sėrishmi Prizrenin si kryeqytet, ndonėse nuk e mban fort shpresa se njė gjė e tillė mund tė realizohet tash pėr tash. "Ideja mund tė jetė ideale. Do tė kisha dashur shumė. Prizreni e meriton tė jete kryeqytet. Nėse ka qenė mė parė, atėherė pėrse tė mos pėrsėritet historia. Por, ėshtė e zorshme. Nuk e di nėse ka mundėsi qė tė barten gjithė ato organe administrative qė ka sot Kosova. Punė qė s'bėhet, them unė".

Me fitu n'Prishtinė, me jetu n'Prizren, me dekė n'Gjakovė
Pos te kaluarės historike dhe trashėgimisė kulturore, e cila cilėsohet si mė e pasura nė vend, pozita e volitshme gjeografike, klima dhe burimet e ujit, numėrohen si elemente tė rėndėsishme pėr Prizrenin si njė vend tė pershtatshėm pėr kryeqytet. Autori i librit "Analiza historiko gjeografike e funksioneve urbane tė Prizrenit", Esat Haskuka, gjeograf, pohon se Prizreni me shumēka mund tė radhitet i pari nė listėn e qyteteve tė Kosovės. "Ėshtė shumė e arsyeshme qė Prizreni tė jetė kryeqytet i Kosovės, sepse ka elemente dhe faktorė qė e arsyetojnė njė gjė tė tillė, para sė gjithash elementet natyrore, Ka pozitėn gjeografike, klimėn mė tė pėrshtatshme sesa vendet tjera, begatinė ujore, tokėn e plleshme".
I bindur se Prizreni meriton tė jetė kryeqytet i Kosovės, Esat Haskuka ėshte i sigurt se ky nuk do tė ishte njė vendim i keq, edhe pse nuk beson se nje gjė e tillė do tė mund t'i kapėrcente kufijtė e dėshirės"Shumė ndėrtesa administrative janė bėrė nė Prishtinė. Vėshtirė tė ndėrrohet sot vendimi. S'e besoj se ka mundėsi ekonomike pėr njė gjė tė tillė. Ndryshe, kjo ėshtė njė ide e pėrkyer", thotė ai, ndėrsa kujton kohėn kur Prizreni ka qene kryeqyteti i parė i kombit shqiptar dhe qendėr administrative e Kosovės.
"Ka qenė vendimi politik qė zhvendosi kryeqytetin nga Prizreni nė Prishtinė, Serbia tentonet qė tė lidhte Kosovėn sa mė ngusht me Serbinė. Unė mendoj se ajo qė ėshtė bėrė dikur meriton tė korrigjohet. Tash ėshtė tjetėr kohė. Mirė do tė ishte po tė rikthehej, pse jo". I njohur si qyteti mė i lashte i Kosoves, i quajtur ndryshe edhe si Venediku i Jugut, Prizreni ėshtė shndėrruar njė vend tė preferuar pėr qytetarėt e Kosovės, qė vikendeve, buzė lumit, tė pihet njė kafe me njė gotė uji mineral.
Tė gjithė i kishte habitur, dy vjet mė parė, vendimi i veprimtarit tė njohur Adem Demaēi pėr tė jetuar nė Prizren. Duke thėnė se nuk ka vend mė tė mirė pėr ta ēuar jetėn, ai ka mbledhur plaēkat nė valixhe dhe ėshtė nisur pėr nė Prizren. Vendimin e tij ai e ka shpjeguar me njė fjalėt:Me fitu n'Prishtinė, me jetu n'Prizren, me vdekė n'Gjakovė fjalėt: Me fitu"Kur tė bėhem unė kryetar i Kosovės - Prizrenin do ta bėjmė kryeqytet", ka thėnė Demaēi. Duke e cilesuar Prizrenin si "Kalifornia e Kosovės", ai ka pohuar se Prizreni e meriton mė shumė se Prishtina tė jetė kryeqytet. "Ēka ka Prishtina pėr kryeqytet? Pluhurin...?". ka pyetur ai.

Prizreni kryeqytet me kusht qė tė ruhet
Prizreni posedon njė numėr tė madh objektesh me vlerė tė kultures materiale, e cila ėshtė dėshmia mė e sigurt pėr nismėn e hershme dhe zhvillimin e jetės nė hapėsirėn urbane tė qytetit. Sipas hulumtimeve tė fundit, 1992-1994, thuhet se kompleksi arkeologjik Kėshtjella e Epėrme dhe Manastiri i Kryengjujve, qė gjenden nė Kompleksin memorial "Gryka e Lumbardhit, i takojnė periudhės sė eneolit. Nė librin e tij "Prizreni i Lashtė, morfologjia e ecurive pėr ruajtjen e kulturės materiale", Muhamed Shukriu, libėr nė tė cilin ka punuar 40 vjet, vėrteton se nėpėr kohė janė trashėguar njė shumėsi e objekteve tė kulturės materiale tė cilat, pa marrė parasysh ndikimet, frymojnė me njė gjuhė specifike prizrenase.
Arekeologė kosovarė pohojnė se bartja nė Prishtinė e kryeqytetit tė Kosovės, pas Luftės sė Dytė Botėrore, e ka shpėtuar Prizrenin nga shkatėrrimi i trashėgimisė kulturore, ndėrkohė qė shprehin dronė e tyre se rikthimi i kryeqytetit rrezikon ta shemb, ta rrėnojė e ta humbė indentitetin qė ka sot qyteti. Edi Shukriu, arkeologe, pohon se vendosja e kryeqytetit tė Kosovės nė Prishtinė e ka sakatuar kėtė qytet, duke i shkatėrruar objektet e vjetra e me vlerė pėr tu ndėrtuar tė rejat. "Kam frikė se po tė kishte vazhduar Prizreni tė ishte kryeqytet do ta pėsonte njėsoj si Prishtina. Mbase kjo edhe e ka shpėtuar. Shumė objekte tė trashėgimisė do tė ishin shkatėrruar. Dikur Prishtina sė paku ka pasur disa kimenj tė vegjėl. Dy lumenj tė vegjėi qė i kishte mjerisht u mbuluan. Sot nuk e ka asnjė. Qyteti i cili nuk ka lume, nuk ka jetė. Lumi nėnkupton jetėn, freskinė, rrjedhėn. E kėtė e ka Prizreni" Mbulimi i lumit ishte pasoj'ė e tė qenit tė Prishtinės kryeqytet, njėsoj si shkatėrrimi i bėrthamės shpirtėrore tė Prishtinės, ēarshisė sė vjetėr, pa pasur respekt pėr arkitekturėn e trashėguar.
Me njė planifikim tė mirė urban, pa cėnim tė trashėgimisė, me kusht qė tė bartet vetėm qendra administrative, Edi Shukriu do tė pajtohej me zhvendosjen e kryeqytetit nė Prizren, ndėrsa Prishtina tė ngelej si kryeqytet industrial, i zhvillimit ekonomik, njėsoj si nė vende tė ndryshme tė botės. "Unė e pėrkrah, gjithėsesi. Mbase po ta merrnit kompasin edhe tė shikoni distancat e ndryshme Prizreni gati ėshtė nė qendėr"
Me reagimet e sojit "Ku me e marre", "A do Zoti", "Nuk do tė ishte keq" dhe "Punė qė s'behet", kanė komentuar qytetarėt prizrenas idenė pėr zhvendosjen e kryeqytetit tė Kosovės. Nėse do tė duhej te votonte pėr "po" ose "jo", Veton Nurkollar, 41 vjeē, fotograf, me me dėshirė do tė rrumbullakėsonte "jo"."Nuk ėshtė ide e keqe, Prizreni edhe ka qenė kryeqytet, por unė nuk e pėrkrah. Gjithēka do tė ishte ndrvshe. Prizreni nuk do tė ishte me ky qė ėshtė. Do tė shkatėrrohej me siguri, njėsoj si Prishtina", thotė ai, ndėrsa pi njė gotė bozė, nė njėrėn nga ėmbėltoret e qytetit, buzė lumit. Ai ka frikė sė qyteti do tė burokratizohej shumė, ndėrsa nuk do tė kishte dashur t'i shihte asaj ane as liderėt politike kosovarė.
"Nuk kisha dashur t'i takoja nė rrugė politikanėt Me qenė i sinqert, tash pėr tash, nuk do tė kisha dashur tė ngjante njė gjė e tillė. Mė vonė, ndoshta".
Qytetarėt prizrenas janė pajtuar me idenė e rikthimit tė kryeqytetit nė Prizren, por pa u prekur qyteti, kultura e pa tė cilat ata thonė se Prizreni do ta humbte fizionominė e trashėguar, vet, do ta merrte rrokullimėn.
Tahar Alemdar, student i Fakultetit tė Arteve, pohon se edhe ashtu pak ka mbetur nga ajo qė ėshtė Prizren, pjesa e vjeter e qytetit nuk ka kurtfarė mbrojtje, eshtė krejt nė hallakamė.
"Prizreni e meriton mė shumė se secili qytet tjetėr nė Kosovė qė tė jetė kryeqytet, por kam frikė se do tė shkatėrrohej". Sidoqoftė, Adem Demaēi ka hedhur poshtė mundesinė se Prizreni do tė dėmtohej po tė bėhej kryeqytet, duke propozuar modelin gjerman pėr t'i shpėrndare organet administrative nė qytete tė ndryshme. "Nuk do ta kishim tepruar. Do ta dėrgonim nė Prizren, pėr shembull, vetėm Qeverinė, Kuvendin. Minisitritė, ndėrkaq, do t'i kishin shpėrndarė nė qytete tė ndryshme, si gjermanėt".

Nė gjurmėt e lashtėsisė sė Prizrenit

Prizreni pėrjetoi emėrtime tė shumta gjatė ecejakeve kohore: Theranda, Prizdrijana, Peneropolis, Praeserem, Prizna, Prizrenum, Presarin, Prisareno, Prizirendi, Prezren, Prezdin, Prizdren, Pruzrenin, Zorrin, Torzerm, Perserin e Prizrend. Nė kuptimin krahasues figurativ Prizreni quhet Dubrovniku kontinen-tal.
Koha e saktė e themelimit tė qytetit nuk ėshtė pėrcaktuar deri mė tash. Vendosja e qytetit antik Theranda nė hapesirėn e tanishme tė Prizrenit ėshtė ende diskutabile. Arkeologėt sugjerojnė se ky qytet antik duhet tė kėrkohet diku ne Tarazhdė, nė drejtim tė fshatit Korishė, ose nė rrethinėn e Suharekės (7 km nė veri tė Prizrenit). Pa marrė parasysh pėrcaktimin e Therandės antike ne Prizren apo nė afėrsinė e tij, nga koha e hershme antike u trashėguan pak a shumė shėnime historike dhe objekte tė kulturės materiale, siē ėshtė Vrapuesja e Prizrenit, qė gjendet nė Muzeun Britanik nė Londėr dhe Cjapi i Bronzit, qė gjendet nė Muzeun e Vranjės nė Serbi. PėrVrapuesen nga Prizreni, shėnimet nga Muzeu Britanik tregojnė se ėshtė punuar nė bronz, se ėshtė gjetur nė Prizren dhe se i takon shek.V p.e.s. Gjetja e figurės sė cjapit nė rrethinėn e ngushtė tė Prizrenit ėshtė me rėndėsi tė posaēme. Kompleksi Jaglenica, ku u gjet figura, shtrihet nė verilindje tė qytetit, menjėherė pas kazermave ushtarake. Ura, qė tani mė nuk ekziston, ka qenė mbi prockėn Jaglenica, e cila formohej nga ujėrat qė rrjedhnin nga Koxhaballkani dhe rrėzeve tė tij tė quajtur Pusnica.
Po tė pranohet se Prizreni nuk ėshtė Theranda antike, atėhere shtrohet pyetja se ē'ka qenė Prizreni nė antikė, pasi qė nė hapėsirėn urbane tė qytetit kanė ekzistuar dhe ende ekzistojnė mbeturitiat e objekteve primare dhe sekondare tė njė vendbanimi tė lashtė, tė organizuar dhe tė urbanizuar. Pėr kėtė dėshmojne:
1. Gėrmadhat e termės sė periudhės romake, tė zbuluara nė vitin 1964 (pastaj tė mbuluara) nė rrugėn "Ali-Skėnderi", pėrballė godinės pėr fiskulturė tė Gjimnazit "Gjon Buzuku".
2. Bazilika nė lokacionin e tanishėm tė kishės "Shėn Premtja".
3. Muret e periudhės romake tek Sahat Kulla, tė shndėrruar nė hamam nė mesin e shek. XVIII, Njė prej mureve tė tilla gjendet nė anėn e majtė nga hyrja e tanishme nė Muzeun Arkeologjik tė Regjionit tė Prizrenit, tani i mbuluar me malltar gėlqeror.
4. Ara (monument votiv) e shekullit II-III, e zbuluar nė rrugėn "Ēlirimi i Popullit", mė 1976, gjatė hapjes sė themeleve tė shtėpisė.
5. Stellat (monumente mbivarrore) e shumta tė periudhės romake, Nė vitin 1958 epigrafi i mirėnjohur dalmatin Martin Gabriēeviq evidentoi 18 stella nė lokacionet e ndryshme te qytetit, ndėrsa nė vitin 1979 u gjetėn edhe 4 tė tjera, qė u vendosėn nė Muzeun Arkeologjik tė qytetit. Profesori dhe arkitekti i njohur prizrenas Stanko Mandiq ka deklaruar shumėherė se si fėmij ka parė mbi 50 stella tė pėriudhės romake, mbi tė ciiat ka luajtur nė lokacionin "Batallushka stanica" si dhe nė bregun e majtė tė Lumbardhit tė Prizrenit, nė vendin e quajtur "Bunarllėk".
Nga kėto fakte mund tė konkludohet se lashtesia urbane e Prizrenit bie nė shekullin III dhe shumė mė heret. Sipas hulumtimeve tė fundit arkeologjike (1992-1994) tė udhėhequr nga Mihailo Milinkoviq, rezulton se Manastiri i Kryeengjujve, qė gjendet nė Kompleksin Arkeologjik, Kėshtjella e Epėrme dhe Manastiri i Kryeengjujve qė shtrihen nė Kompleksin Memorial Gryka e Lumbardhit, i takojnė periudhės Eneolite, respektivisht MMM vjet p.e.s.

OBJEKTET E PALĖVIZSHME

1.KOMPLEKSI MEMORIAL GRYKA E LUMBARDHIT
-Ura e vjetėr e gurit nė Kėrk-bunar.
-Manastiri i Kryeengjėjve. -Kėshtjella e Epėr. -Hidroelektrana "Prizrenasja". -Objektet e tjera.
2.KOMPLEKSI PĖRMENDOR"MARASH"
3.KOMPLEKSI MONUMEN TAL I LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRJZRENIT
4.KALAJA E PRIZRENIT
5.KOMPLEKSI I PĖRMENDOREVE NĖNKALA
6.POTOKMAHALLĖ DHE PANTELI
-Bunarllėku
-Bogosllovia
-Kisha e Shėn Gjergjit
-Xhamia e sofi Sinan pashės
-Shatėrvani i Prizrenirt
-Kisha ortodokse e Shėn Gjergji-Ruinoviq
-Hamami i gazi Mehmed pashės
-Xhamia e Emin pashės
-Xhamia e Saraēhanes (Kukli begut)
-Minareja e Arasta xhamisė
-Pėrmendorja e dhjetė patriotėve tė varur
-Xhamia e Myderrizit
-Xhami e Suzi Ēelebisė
-Namasxha xhamia
-Kisha e Shėn Premtes
-Xhamia e Mustafė pashės
-Sahat-kulla dhe Muzeu Arkeologjik i regjionit tė Prizrenit
-Konkatedrala "Zonja Ndihmėtare"

OBJEKTET REPREZENTATIVE TĖ ARKITETKTURĖS FOKLORIKE
-Shtėpia e Musa Shehzades
-Shtėpitė e Sarajit
-Shtėpia e sheh Hasanit
-Shtėpia e Shaup pashės
-Shtėpia e Ismet Sokolit
-Shtėpia e Adem aga Gjonit
-Shtėpia e Gani Dukagjinit

(Tė dhėnat pėr Prizrenin janė marrė nga libri i Muhamed Shukriut "Prizreni i lashtė...")

HIDROELEKTRANA “PRIZRENASJA”

Hidroelektrana "Prizrenasja" - ngrihet nė Grykėn e Lumbardhit, ėshtė e ndėrtuar nė vitin 1929, sipas projekteve tė hartuara nga firmat vieneze. Fuqia instaluese e saj ishte 160 kVA, ndėrsa pas tetė vjetėsh, me montimin e agregatit tė dytė, fuqia instaluese u rrit nė 320 kVA. Hidroelekterana eshtė e vlefshme sepse ėshtė centrali i parė i ndėrtuar nė hapėsirėn e Kosovės. Kjo furnizoi mė rrymė 44 vjet, pėrderisa ndėrpreu punėn mė 1.11.1973 pėr shkak tė kapacitetit tė pavolitshėm kundrejt rrjetit tė riformuar tė sistemit elektroenergjetik nė hapėsirėn e Kosovės. Objekti u shpall pėrmendore kulturore dhe u vu nė funksion tė Muzeut tė Elektroekonomisė sė Kosovės.

Administratori
Admin

Posts: 7
Join date: 2008-01-11
Location: **•.ø ø.•*ø.•**•.ø ø.•*ø.•*øArDiTi**•.ø ø.•*ø.•**•.ø ø.•*ø.•*

View user profile

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum